Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina ka bërë një status duke mallkuar të gjithë ata që nuk ia kanë dhënë votën, ndonëse i kishin premtuar vullnetarisht.

"Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s'ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19", ka shkruar ai, ndërsa më pas e ka edituar duke lënë vetëm Covidin. "Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s'ma kanë dhënë, ju rafte Covid19", është statusi i tij i edituar.

Ky status i Morinës ka bërë xhiron kudo në rrjet dhe në media, ndaj ai ka reaguar sërish. Morina ka shkruar se statusi i tij është keqinterpretuar, pasi në fakt ishte me "gjysmë humori".
"Pak më parë e bera një statuse gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre.
E kapin me shpejtësi shumica e portaleve, duke e ditur që mileti ynë injorant nuk e kupton drejt, në mënyrë që të kene klikime sa më shume.
Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s'me kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s'me njohin, e as nuk i njoh.
Unë kurr skam qenë në pushtet, qe indirekt apo direkt qe te kem sadopak përgjegjësi për veprimet 20 vjeçare të politikës së Kosovës. Përkundrazi, tërë jetën kam vuajte nga politika.
Është hera e parë që kandidoj për deputet në parlament, dhe skam pase si t'ua mbajë fjalën asnjë votuesi. Përkundrazi, unë ua kam mbajte fjalën Kosovës prej moshës 17 vjeçare kur edhe jam burgosur për herë të parë.
Te abuzosh me kësi lloj veprimesh siç bënë sot portalet me turmën injorante te haxhi qamileve është e dëmshme për të ardhmen e Kosoves.
Mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë interesin e Kosovës.
Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas luftës, nuk dinë të lexojnë.
Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento.
Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linqimit te njerëzve të pafajshëm", ka shkruar ai.
