Nga Shqipëria / E Hënë 15 Mars 2021, 17:05

‘Nuk të ka merituar’, Elvisi flet për Sindin pas largimit vetëm nga ‘Përputhen’

Pak javë më parë Elvisi deklaroi se ishte në studion e “Përputhen” vetëm për Sindin. Mirëpo, pas largimit të tij nga programi, ndjekësit janë të bindur që ajo nuk e ka merituar.

Sipas tyre, Sindi duhet të dilte me Elvisin kur ai vendosi të largohej. Sidoqoftë, ish-konkurrenti nuk është i të njëjtit mendim. Në një postim në Instastory, Elvisi ka shkruar se vendimet e mëdha nuk merren vetëm për t’iu mbushur mendjen të tjerëve.

“Kush e tha këtë? Kush tha që dalja e Sindit i mbylli të gjitha? Kush tha që ne të dy “o bashkë, o me asnjë”? Jeta është e gjatë babush. Nuk merren vendimet e mëdha, thjesht për t’iu mbushur mendjen njerëzve”, ka shkruar ai.