Koronavirusi i ka marrë jetën gazetarit shqiptar Arben Kosturi, njëherazi edhe kryetar i shoqatës së romëve në Korçë. Burime bëjnë me dije për ABC se ai ishte shtruar në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

Disa ditë më parë familja e tij kishte bërë thirrje për mbledhjen e donacioneve për ta dërguar Kosturin për kurim në Turqi.
Për fat të keq Kosturi nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

