Mbrëmjen e djeshme nisi në Top Channel sezoni i ri i spektaklit të humorit “Portokalli”. Spektakli këtë sezon erdhi me ndryshime e një ndër to ishte prezantuesja. Këtë sezon krah Salsanos do të shohim moderatoren bukuroshe Fjoralba Ponari.

Fjoralba, e cila shkëlqeu në drejtimin e spektaklit, publikoi në Instagram një foto të shkrepur gjatë prezantimit dhe mori urime të shumta. Mes tyre dalloi komenti i Xhemi Shehut, e cila vendosi të largohej nga "Portokallia" në sezonin e kaluar.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës ndërsa ajo i përgjigjet: "Shumë faleminderit".





?
