Disa muaj më parë aktorja e njohur Renada Caci lajmëroi largimin e saj nga Portokalli, një lajm i cili i trishtoi të gjithë teleshikuesit që pëlqenin rolet e saj. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why Not” në RTV Ora aktorja rrëfeu se dashuria që publiku ka për rolet e saj bënë të mundur kthimin e saj përsëri në këtë spektakël humori.

Mirëpo, nëse asaj do i jepej një kontratë nga tenelovelat turke nuk do të mendohej shumë dhe do të ikte me “vrap” .

“Me vrap, patjetër që po. Nëse do të ndihesha mirë në një punë stabël, nëse do të ndihem më mirë aty ku jam do e mendoja dy herë. Më pëlqen shumë Turqia dhe pse jo”, tha Renada.



