Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 18:06

Shkoi për të bërë analizat/ Hidhet nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit 26-vjeçari me Covid

Një 26-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. I riu me inicialet H.P ishte i prekur me koronavirus.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC, 26-vjeçari po kurohej në shtëpi, ndërsa kishte shkuar me të atin për të bërë analiza në laboratorin e spitalit, i cili ndodhet në katin e tretë.

Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur. Mësohet se gjendja e tij është kritike.