Një 26-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. I riu me inicialet H.P ishte i prekur me koronavirus.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC, 26-vjeçari po kurohej në shtëpi, ndërsa kishte shkuar me të atin për të bërë analiza në laboratorin e spitalit, i cili ndodhet në katin e tretë.
Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur. Mësohet se gjendja e tij është kritike.
