Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 17:05

‘I kam çuar trastat në burgjet e Shqipërisë’, Albërija flet për raportin me ish-bashkëshortin

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ishte së fundmi e ftuar në “E diell”, Top Channel. Mes të tjerash, ajo foli për marrëdhënien që ruan me ish-bashkëshortin.

Albërija tha se pas ndarjes nuk kishin marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kanë arritur të kenë një komunikim të mirë dhe t’i përmirësojnë.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet  e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë", tha ajo.