Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 16:04

Armiqësia mori fund! Stresi dhe Noizy falin njëri-tjetrin, deklaratat e reperëve

Ndonëse kanë qenë rivalë për shumë vite, Stresi dhe Noizy kanë vendosur ta “falin” njëri-tjetrin. Dyshja kanë kthyer faqe, duke i lënë pas mëritë mes tyre.

Fillimisht, Stresi e ka përshëndetur Noizyn në një video live ku mes të tjerash shprehet “I them që hiç mos ta nin, na jena nja nga inati krejtve”. Videoja është ruajtur nga "Hip Hop Shqip" në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

Më pas, Noizy ka hapur një video live ku ka deklaruar se ai dhe Stresi nuk janë më armiq.

“Fola me gjithë çunat edhe thamë që janë fal hasmëritë më të mëdhaja. Disa gjëra mund të harrohen dhe të kthejmë kapitullin në tjetër anë. Nëse s’do jemi shokë, të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon, nuk kam frikë dhe nuk fal nga frika po fal se jam burrë. Jemi gjithë shqiptarë edhe duhet të bëjmë pak më shumë për njëri-tjetrin”, është shprehur ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)