Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 15:03

Bëri hundën, Ana Kauri shfaqet për herë të parë në publik dhe ja si duket

Pak ditë më parë, Ana Kauri bëri një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo tregoi se kishte bërë hundën.

Sot Ana ka hequr fashon dhe është shfaqur për herë të parë në publik pas operacionit. Ish-konkurrentja ka publikuar një video në Instastory, ku pyet ndjekësit për “hundën e re”.

Kujtojmë se Ana është larguar nga “Përputhen” me kërkesën e saj. Ajo tha se nuk ndihej vetëvetja në program.