Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 14:02

‘Përputhen’ flitet për skenar, flet Bora Zemani

Moderatorja Bora Zemani ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio” me Eno Popin. Ajo ka folur rreth emisionit “Përputhen”, i cili është përfolur shpesh për skenar.

Mirëpo, Bora e ka mohuar diçka të tillë, ashtu siç ka bërë më parë dhe autorja e programit, Olsa Muhameti.

“Aty nuk dihet se çfarë ndodh. Unë kam shpesh një skaletë me pikat që do flasim gjatë programit dhe ajo skaletë rrëzohet. Janë diskutimet që bëhen aty”, tha ajo.