Një tjetër sherr ka nisur mes reperëve. Këtë herë mes Noizyt dhe Don Xhonit.

Ky i fundit ka vënë në lojë faktin se Dulla i grupit OTR ka pëlqyer videon e tij. “Ju du krejt juve që më suportoni pa ndal”, ka shkruar ai shoqëruar me të qeshura me lot.

Nga ana tjetër, Noizy i është kundërpërgjigjur duke publikuar disa postime të vjetra të Don Xhonit. Vite më parë reperi shpërndante dhe dëgjonte këngët e grupit OTR, si dhe bënte postime për ta. “Kalo nga grupi jonë se ki mu bo gej. Hajde te idhulli jot se nuk t’guci premtoj”, ka shkruar ai krahas fotove.



Më pas, Don Xhoni ka reaguar sërish. Ai ka publikuar një video në Instastory ku shprehet se më parë i dëgjonte të gjithë reperët e vjetër se nuk kishte çfarë dëgjonte tjetër.
“Nuk e kam pa followin, s’muj me t’lon ty si fans, kam respekt për ty”, ka shkruar ai me ironi.



