Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 11:11

Një tjetër mjek humb jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Mjeku veterinar Sulejman Peza ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti socialist Alfred Peza, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Kjo duhet te jete Dita e Veres, me e trishtuar e jetes sime.  Ne Elbasan, ne kryeqytetin e kesaj feste pagane qe e kemi pritur nga femijeria me harene koniciane, kete radhe gjithcka eshte ndryshe.

Pandemia na mori edhe Dr. Sulejman Peza, qe na ka pritur cdo 14 mars me shume se me lule e ballakume, me dashurine e nje njeriu qe i gezohej ardhjes sone cdo pranvere. Qyteti duket me i varfer sot, pa Nderin e Qarkut te Elbasanit” dhe “Personalitetin e Shekullit XX” shpallur nga Instituti Amerikan i Biografive.  Lamtumire Doktor.  I paharruar kujtimi”, ka shkruar ai.