Prej ditësh në media ka bërë bujë lajmi se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës, duke u ndarë pas katër vitesh së bashku.

Mirëpo, Alex ka konfirmuar se ata nuk janë ndarë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me Jenniferin, ai është shprehur “Nuk jam beqar”.

Për më tepër, “People” shkruan se burime pranë çiftit kanë treguar se ata nuk janë ndarë zyrtarisht. “Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”, kanë thënë burimet.






