Nga Shqipëria / E Diel 14 Mars 2021, 10:10

Video emocionuese: Nëna që lindi gjatë betejës me Covid-19 takon për herë të parë të bijën

Një nënë e re ka sjellë në jetë një vajzë, gjatë kohës kur ka qenë në reanimacion për shkak të Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjete sociale videon më të ëmbël ku nëna merr për herë të parë në krah të bijën.

"Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me Covid-19. Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj", ka shkruar Manastirliu.

“Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe vajzën. Ishte një neglizhencë nga ana ime. Nuk është së i vura shumë rëndësi simptomave të para. Kam ardhur me urgjencë të materniteti dhe më pas të Infektivi. Pastaj kam qenë në reanimacion. Kam bërë lindjen në mënyrë urgjente nga stafi i maternitetit që më ka ardhur te kirurgjia, Të gjithë personelin e kam pasur në dispozicion. Falenderoj stafin mjekësor pasi falë tyre jam këtu ku jam sot”, tregon nëna e re.