Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Mars 2021, 19:07

I martuar 3 herë dhe i dënuar për dhunë në familje, flet Armando

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se një prej konkurrentëve të "Përputhen +40", Armando ka qenë i martuar 3 herë dhe është dënuar për dhunë në familje.

Sot në emision ai ka marrë edhe dokumentin me vete për të vërtetuar se nuk ka qenë asnjëherë i martuar.

“Dua t’i hedh poshtë si një neveri e madhe dhe dashakeqe. Nuk kam asnjë lidhje me ato që shikoni e dëgjoni në rrjete sociale. Jam i padënuar, i pamartuar më parë, jam arsimtar dhe dëshmoj të kundërtën edhe në dokumentacion.

Nuk kam qenë kurrë në jetën time i martuar. Nëse do isha, do të rezultoja i divorcuar në dokumente zyrtare. Jam tip gazmor, i qeshur, e marr jetën me sportivitet dhe këtë herë ka qenë rasti për tu gajasur fare”, tha Armando.