Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Mars 2021, 18:06

Në arrati, por Fjolla Morina takohet me aktorin e famshëm të Hollivudit

Fjolla Morina prej janarit është në kërkim nga policia pasi theu arrestin e shtëpisë, por prej kohësh këngëtarja vazhdon të shijojë jetën. Së fundmi ajo ka udhëtuar në Dubai me Fisnikun, nga ku kanë postuar dhe foto.

Atje çifti ka takuar edhe aktorin e njohur të Hollywood-it, Steven Seagal. Fjolla ka treguar se Seagal e ka pyetur se nga vjen dhe ajo i është përgjigjur me krenari nga Shqipëria.

Kujtojmë që “Prive” zbuloi këto ditë se Fjolla dhe Fisniku e kanë kurorëzuar dashurinë në martesë për Shën Valentin.