Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Mars 2021, 16:04

Zgjodhi Merin, por Saimiri flet akoma me këto dy vajza nga 'Love Story'

Në një intervistë për “Bordo.al”, Saimir Kasemi ka folur për jetën e tij pas përfundimit të “Love Story”. Ai ka treguar se komunikon ndonjëherë në rrjete sociale me Xhesin dhe Redonën, ndonëse spektakli ka mbaruar.

“Me cilat nga vajzat e kastit mban miqësi?”, është pyetur Saimiri. "Nuk është se kemi shumë komunikim por me Xhesin dhe Redonën komunikojmë ndonjëherë në instagram", ka replikuar ai.

Kujtojmë se vajza e përzgjedhur nga Saimiri është Meri, me të cilën aktualisht po jeton një lidhje në distancë. Ai ndodhet në Gjermani për punë, ndërsa Meri në Shqipëri.