Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Mars 2021, 12:12

40-vjeçari vdes në banesë, arrestohet mjekja në Durrës

Një mjeke në spitalin e Durrësit është proceduar penalisht nga policia, për akuzën “Mjekim i pakujdesshëm”.

47-vjeçarja dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme 40-vjeçarin, E.M, i cili më pas ka ndërruar jetë në banesë.

Sipas policisë, denoncimi është bërë nga vëllai i viktimës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: "ABC News"