Një mjeke në spitalin e Durrësit është proceduar penalisht nga policia, për akuzën “Mjekim i pakujdesshëm”.
47-vjeçarja dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme 40-vjeçarin, E.M, i cili më pas ka ndërruar jetë në banesë.
Sipas policisë, denoncimi është bërë nga vëllai i viktimës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: "ABC News"
