Një çift në Tiranë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, disa ditë larg njëri-tjetrit. Fillimisht është ndarë nga jeta doktori Fatmir Karapici, ndërsa më pas bashkëshortja, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Vjollca Karapici.
Pedagogia është ndarë nga jeta ditën e djeshme dhe lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e saj, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Pas humbjes se babait tone te shtrenjte Dr. Fatmir Karapici para pak ditesh, e derrmuar njoftoj ndarjen nga jeta te mamase sone Prof. Vjollca Karapici”, ka shkruar ajo.
Mësohet se çifti ishin të infektuar me Koronavirus dhe nuk e kanë fituar dot betejën.
Burimi: "Ballkan Web"
