Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë. Mjeku Gerond Husi nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen dhe është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mjeku infeksionist Tritan Kalo, me anë të një postimi në rrjete sociale.
"E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht....Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GEROND HUSI....Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai....Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor....I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte...Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të...Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time....Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore.....Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Gerond Husin... U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!", ka shkruar ai.

