Nga Shqipëria / E Premte 12 Mars 2021, 18:06

'Më ka sharë me fjalët më të ndyra', Shqipja tregon si nisi sherri me Atdheun

Dy ditë më parë, Antonela bëri një akuzë të rëndë ndaj Atdheut. Konkurrentja tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes.

E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, Shqipja ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Ajo tha se pak kohë më parë ka mbështetur mendimin e Arjan Konomit, i cili i cilësoi djemtë eskorta dhe kjo ka revoltuar Atdheun.

Shqipja tha se nuk kishte gjë personale me të, por për të gjithë djemtë. Ish-konkurrentja shtoi se Atdheu e ka sharë me fjalët më të ndyra por do të pendohet shumë shpejt.

“Unë nuk e kisha drejtuar Atdheut, por i dhashë Arjanit të drejtë që janë të gjithë eskortë. Por eskortë në kuptimin e parë të fjalës është shoqërues, siç mund të kenë edhe deputetët. Kjo gjë e ngacmoi dhe ka sharë me fjalët më të ndyra, por do pendohet shumë shpejt për ato”, tha Shqipja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)