Nga Shqipëria / E Premte 12 Mars 2021, 14:02

'Përjashta, të gjithë', Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: Ju çoj me duart e mia në burg

Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiakë në zyrat e FRD. “Dilni përjashta, mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë.

Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ndërkohë kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për News 24 tha se FRD nuk ka respektuar ligjin dhe se 10 ditë më parë bashkia u ka çuar shkresë në lidhje me lirimin e zyrave.

“I kemi çuar shkresa partive që të dalin, partitë e tjera e kanë respektuar vendimin, ndërsa FRD bën të fortin e lagjes sot bahskë me Metën , me shkresa që nuk i kuptojnë. Qëllimi im është të ruaj të gjitha asetet e bashkisë, dhe përderisa partitë e tjera e kanë respektuar lligjin edhe kjo parti do ta bëjë.

Ajo zyrë është në pronësi të bashkisë në Tiranë, kemi të bëjmë me një rast degradimi i të rëndë të Presidentit. Shkresa i është dërguar 10 ditë më parë zyrës dhe sot skadonte afati”, tha Veliaj.

Burimi: Topchannel