Nga Shqipëria / E Premte 12 Mars 2021, 13:01

Një tjetër paciente e infektuar pritet të sjellë në jetë fëmijën tek 'Shefqet Ndroqi'

Një tjetër vajzë në moshë të re do të sjellë në jetë foshnjën e saj në ambientet e “Shefqet Ndroqit.” Gazetarja Ema Shazivari raporton se në ambientet e këtij spitali ditën e sotme janë futur mjekët e maternitetit “”Koço Gliozheni”.

Nuk dihen ende detaje rreth gjendjes së nënës apo të foshnjës.

Gjatë shkurtit lindi fëmijën ndërsa ishte e intubuar  tek “Shefqet Ndroqi” edhe një paciente tjetër, e cila për fat të keq nuk mundi të mbijetonte. Sidorela Koca, 22-vjeçarja nga Korça, ndërroi jetë pas tre javësh që qëndronte e intubuar. Sa i përket foshnjës, mjekët thonë se gjendja e saj është e mirë.

Burimi: abcnews.al