Nga Shqipëria / E Premte 12 Mars 2021, 11:11

Gjysh për herë të dytë, biznesmeni shqiptar merr dhuratën më të bukur për ditëlindje

Për familjen e biznesmenit Ylli Ndroqi dje ishte një ditë speciale. Biznesmeni festoi ditëlindjen dhe në të njëjtën ditë hyri në një vit të re jete u bekua dhe me ardhjen në jetë të mbesës së dytë, Zaela.

Djali i tij Redoni dhe bashkëshorja Mariam u bënë prindër për herë të dytë pas gëzimit të parë Diorës.

Emocionet për këto momente të rëndësishme, zoti Ndroqi dhe bashkëshorja e tij Mimoza i ndanë me miqtë e tyre në rrjetet sociale.
“Dy gëzime në një ditë.Jeta e fati më kanë dashur, por edhe sfiduar, kam qeshur e qarë me shpirt, kam lumturuar e luftuar, por në gjithçka kam mundur të bëj krenaria ime, arritja më e madhe është familja që së bashku me Yllin kemi krijuar.

Dhe nga sot imja është edhe më e madhe, më e bekuar me ardhjen në jetë të Zaelës, engjëllit të bukur që për ta bërë edhe më sublime buzëqeshjen e saj të parë kësaj bote vendosi të na surprizojë në ditën e lindjes së gjyshit të saj, shokut tim të jetës, babait të dy djemve si drita, njeriut të paepur në krye të punëve gjithnjë e më të vështira mes stuhish të egra.

Zoti na dha shenjën e një mrekullie qysh se Mariami na gëzoi me lajmin se priste vajzën e dytë pas Diorës së shtrenjtë, Zoti e vulosi mrekullinë me dy gëzimet në një ditë.  Bekuar qoftë ky 11 mars që do na kujtojë ngahera sa me fat jemi për rrënjët dhe trashëgimtarët që kemi.

Gëzofshi Zaela e Ylli im i shtrenjtë! Familja, aty ju jeta nis e dashuria kurrë nuk shteron, aty është zemra e shpirti im” shkruan zonja Ndroqi në Facebook.