Nga Shqipëria / E Enjte 11 Mars 2021, 20:08

Takim me helikopter, puthje e përqafime/ Princi i sjell Jasminës fustanin e bardhë

Princi ka lënë pa fjalë Jasminën në takimin e tyre të parë duke i bërë xhiro me helikopter, ndonëse ka fobi nga lartësitë. Fillimisht Jasmina hezitoi që ta shoqëronte dhe u largua me vrap, por Princi e bindi që të hipte në helikopter.

Princi tha se ai nuk e meriton Jasminën, ndërsa më pas nisën puthjet dhe përqafimet e para mes tyre.

Pas takimit, Princi bëri një deklaratë tjetër në studio për të fituar takimin e dytë. Ai nuk hezitoi që të vinte me një fustan të bardhë, të cilin Jasmina do e veshë në takimin e dytë dhe thotë se do jetë një mbrëmje gala.

Ndërsa Andi tregoi se prej disa ditësh nuk flet me Jasminën.