Nga Shqipëria / E Enjte 11 Mars 2021, 16:04

Portokallia dhe Kosherja 'ndajnë' Salsanon nga bashkëshortja

"Portokalli", "Klanifornia" dhe "Kosherja" janë tre programet humoristike që do të shoqërojnë publikun shqiptar këtë sezon televiziv. Mirëpo "Portokalli" dhe "Kosherja" do të "ndajnë" një nga çiftet më të njohur të aktorëve, Salsano Rrapin dhe bashkëshorten e tij Erjona Kakelin.

Erjona Kakeli do të jetë pjesë e emisionit më të ri të humorit “Kosherja”, që pritet së shpejti të startojë në “Abc News”, me regji të Altin Bashës.

Ndërkohë, Salsano do të vijojë të jetë pjesë e “Portokalli-së”.