Nga Shqipëria / E Enjte 11 Mars 2021, 12:12

Kosovë/ 10 ditë i shtruar, 16-vjeçari humb jetën nga Koronavirusi

Një 16-vjeçar nga Vitia, Kosovë ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu për “Express”.

16-vjeçari kishte 10 ditë i shtruar në spital, si dhe vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.