Një 16-vjeçar nga Vitia, Kosovë ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu për “Express”.
16-vjeçari kishte 10 ditë i shtruar në spital, si dhe vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.
