Nga Shqipëria / E Enjte 11 Mars 2021, 11:11

Manastirliu: Konfirmohen raste me variantin e ri britanik të Koronavirusit në vendin tonë

Ditën e sotme po mbahet konferenca e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me situatën e Koronavirusit në vend. Gjatë konferencës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë konfirmuar rastet e para me variantin e ri britanik.

“Në vlerësimin e situatës janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike, ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë në Turqi, dhe rezultatet treguan se kampionet janë të infektuar me variantin e ri, mbajnë një shenjë të mutacionit britanik, ky mutacion është detaktuar nga laboratori i ISHP që është në qarkullim në shumë vende të botës. Pra dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën kur filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion, variantin e ri të Covid-19", tha Manastirliu.