Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Antonela reagoi ashpër ndaj Atdheut dhe Elvisit. Ajo i konsideroi si “meshkuj të pështirë” për nga mënyra si trajtojnë një femër.

Gjithçka nisi nga një foto me litar e publikuar nga Elvisi, për Antonelën. Fotoja në fjalë u ripostua dhe nga Atdheu, për të cilin konkurrentja bëri akuza të rënda. Ajo tha se Atdheu i ka gjuajtur Shqipes me karrige.

“Momenti që ma ke shpifur ka qenë atë ditë që i ke gjuajtur Shqipes me karrige në emision. Ma ke kujtuar babin tim me ato skena. Ndyrësirë je! Ashtu i trajtoni femrat, preferoj të dal nga emisioni vetëm se me ju. Shpifsirë je! Duke i gjuajtur karrigen në fytyrë tjetrës. Shpresoj të ketë drejtësi për meshkuj si ju! Ishalla del ajo skena e atij që tregon fytyrën e vërtetë të Atdheut, që bën si i mirë aty dhe ndërkohë i gjuan karrige vajzave turinjsh. I shpifur!”, tha ajo.




