Pak ditë më parë u mësua se moderatorja shumë e dashur për publikun, Floriana Garo ka ardhur në Shqipëri dhe arsyeja pse ajo ka lënë Zvicrën është politika.

Moderatorja do të jetë zëdhënëse e fushatës së PD-së. Sot Floriana ka bërë daljen e parë zyrtare si zëdhënëse dhe ka dhënë një mesazh.

“Krenare të jem zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike! Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Floriana me një foto teksa shfaqet para podiumit duke folur.






