Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia. Mbi të rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe “Nxitja për përdorim droge”.
Dyshohet se 26-vjeçari, përpos abuzimit seksual, e ka detyruar të miturën të përdorë lëndë narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: "ABC News"
