Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Mars 2021, 13:01

Rina i tregon videoklipin e fundit, komenti i së ëmës nuk duhet humbur

Prej kohësh, reperja e njohur, Rina ka paralajmëruar ndjekësit për këngën e saj të re. Kënga titullohet “Bad Rosita” dhe do të publikohet me datë 16 Mars.

Së fundmi, Rina ka publikuar një bisedë me të ëmën në rrjete sociale. Reperja i ka dërguar pamje nga videoklipi i “Bad Rosita” dhe ajo i ka dhënë mendimin e saj.

“Shumë mirë, si artiste e viteve 80”, i ka shkruar e ëma, ndërsa Rina ka shkruar krahas bisedës “Komenti i mamit për “Bad Rosita”.