Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Mars 2021, 11:11

Tre javë në intubim, 22-vjeçarja humb jetën nga Covidi te ‘Shefqet Ndroqi’

Një 22-vjeçare e infektuar me Covid ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Para disa ditësh ajo kishte sjellë në jetë një vajzë, ndërkohë që ndodhej në intubim.

Mjekët kanë treguar për gazetaren Ema Shazivari se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, kanë ndërhyrë me cezarian në javën e 33 të shtatzënisë për të shpëtuar fëmijën.

E reja ka qëndruar tre javë në intubim. Fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19, ndërsa vajza e saj ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Burimi: "Abc News"