Nga Shqipëria / E Martë 9 Mars 2021, 20:08

Atdheu sulmohet pas mesazheve kërcënuese

Pak ditë më parë Atdheu deklaroi se i ka shkëputur të gjitha lidhjet me Sarën dhe tha se ka marrë një kërcënim, nga dikush që i ka kërkuar ta lërë të qetë konkurrenten.

Atdheu akuzoi se numrin e tij e ka shpërndarë Sara dhe se ajo do të mbajë përgjegjësi për këtë. Vajza e mohoi, duke thënë se nuk ka asnjë ide se kush mund t’i ketë shkruar.

Pas mesazheve kërcënuese, “Kryefjala.com” bën me dije se disa djem i kanë dalë në pritë Atdheut për ta sulmuar, mirëpo fatmirësisht s’ka ndodhur asgjë e rrezikshme dhe ai është mirë.

Ai ka kthyer përgjigje pas lajmit duke shkruar: “Gjithmonë të drejtin s’e humb Zoti kurrë.”