Nga Shqipëria / E Martë 9 Mars 2021, 14:02

Ndahet nga jeta aktori i njohur pas betejës me një sëmundje të rëndë

Ka ndërruar jetën në moshën 89-vjeçare, aktori i famshëm, Trevor Peacock, i njohur si ylli i “The Vicar of Dibley”.

Aktori ka luajtur rolin si Jim Trott në komeditë e BBC dhe është mjaft i njohur dhe si muzikant dhe kompozitor i suksesshëm. 

“Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89 vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me problemet mendore”, thuhej në deklaratën e publikuar nga familjarët e aktorit të njohur.