Nga Shqipëria / E Martë 9 Mars 2021, 10:10

Princ Harry dhe Meghan Markle zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë të ditur gjatë intervistës së shumëpritur me Oprah Winfrey se po presin të bëhen me vajzë. 

“Një vajzë, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, ndihemi shumë mirë”, u shpreh Harry duke shtuar se ata nuk kanë në plan të bëjnë fëmijë tjetër pas vajzës.

Gjithashtu gjatë intervistës Meghan tregoi se në familjen mbretërore ka përjetuar racizëm sepse ata ishin të shqetësuar sesa lëkurë të errët do të kishte Archie.