Nga Shqipëria / E Martë 9 Mars 2021, 09:09

Ori Nebijaj kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë

Është zbardhur lista e plotë me emrat e propozuara në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Mes tyre ka marrë vëmendje edhe emri i moderatores së njohur Oriela Nebijaj, e cila kandidon në Tiranë.

Ori moderon prej vitesh emisionin “Wake Up”, së bashku me Isli Islamin. Kujtojmë që dikur Ori ka pasur një përfshirje të rëndësishme në politikë, si zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Në listën e publikuar nga mediat sonte, Ori renditet e 14-ta, teksa krah saj në Tiranë kandidojnë edhe:

Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Afred Rushaj
Albana Vokshi
Sali Berisha
Agron Shehaj
Grida Duma
Belind Kellici
Mesila Doda
Flamur Noga
Orjola Pampuri
Aldo Bumci
Ivi Kaso
Gent Strazimiri
Çirim Gjata
Mirela Tabaku
Enkeleda Sallaku
Dorian Teliti
Arjana Cela
Taulanta Jupi
Lediana Fratari
Mimoza Hajdarmataj
Gentian muca
Mirash Shkodra