Meghan Markle ka deklaruar në intervistën e saj me gazetaren e njohur amerikane Oprah Winfrey se Kate Middleton e ka bërë të qante me komentet e saj, para se Meghan të martohej me Princin Harry.

Meghan tha se tashmë e ka falur Kate Middleton e cila më vonë i kishte blerë lule për të kërkuar ndjesë për incidentin.
Në intervistë Oprah pyeti Meghanin: “A ka pasur ndonjë situatë ku ajo (Kate) mund të qante?”

Dukesha e Sussex u përgjigj: “Jo, jo. e kundërta ndodhi. Nuk po e them këtë për të hedhur poshtë dikë, por java e martesës ishte e vështirë. Ajo ishte e mërzitur për diçka dhe më vonë më kërkoi falje. Më bleu lule me një shënim që kishte shkruar, duke kërkuar falje.”

Meghan shton: “Disa ditë para martesës ajo ishte vërtet e mërzitur për çështjen e fustaneve të shoqërueseve të nuses, dhe kjo më bëri të qaj, u lëndova shumë. Por nuk është se pati një konfrontim. Nuk është e drejtë të hyj në detajet e kësaj pasi ajo më kërkoii falje”.
Meghan tregoi gjithashtu se ajo dhe Harry ishin martuar nga kryepeshkopi i Canterbury tre ditë para ceremonisë formale.

