Nga Shqipëria / E Hënë 8 Mars 2021, 16:04

Shtoi 10 kilogramë, Enca tregon arsyen: Mos gjykoni pa ditur historinë

Këngëtarja e njohur Enca ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, mes të cilave dhe një për peshën.

Enca ka treguar se ka shtuar 10 kilogramë përgjatë muajve kur kishte këmbën e thyer. Ajo ndodhej në regjim shtrati, në mungesë të aktivitetit fizik. Megjithatë, këngëtarja ka treguar se 5 prej këtyre kilogramëve tashmë i ka hequr.

"Qëkur theva këmbën rreth 2 muaj më parë më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kg. Tani 5 prej tyre i kam hequr, por po vazhdoj të përpiqem. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre", ka shkruar Enca.