Nga Shqipëria / E Hënë 8 Mars 2021, 16:04

‘Llafazanet mbyllin gojën’, Adelina Ismaili merr dhuratën super luksoze nga i shoqi

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka marrë një dhuratë super luksoze këtë 8 mars. I shoqi i ka dhuruar një makinë ‘Porche’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjete sociale. Adelina ka publikuar në Instastory një foto të makinës, shoqëruar me një dedikim për bashkëshortin.

“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazent mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam e as nuk kam qenë kurre. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falenderoj Zotin që jam grua. Faleminderit që më bërë 8 Marsin më të bukur në jetë. Të dua Val Krasniqi", ka shkruar ajo.