Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka humbur të ëmën në një moshë të vogël. Jeta pa të ka qenë shumë e vështirë dhe Morena shpesh i ka dedikuar fjalë nga më të ndjerat, siç ka bërë dhe sot, në një ditë të veçantë si 8 Marsi.

Morena ka publikuar një foto të qiellit dhe krahas saj ka treguar sa shumë e ndjen mungesën e së ëmës.

“Nëse trëndafilat rriten në Parajsë, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon. Urime dita e nënave”, ka shkruar ajo.




