Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, Ledjana, Antonela dhe Mevlani u përballën me njëri-tjetrin. Mirëpo, në vend se të sqaroheshin, Mevlani dhe Antonela filluan të flirtonin dhe të provokonin me fjalë.

Antonela: Ça ke që dridhesh?
Mevlani: Po tundem.
Antonela: Po të dridhen duart.
Mevlani: Ty po të dridhen buzët.
Antonela: A do të m'i provosh?
Mevlani: Po.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Ledjana, e cila u çua nga karrigia. “Ajo të të thotë “A do të m’i provosh buzët?”, ti t’i thuash “Po” dhe unë të vazhdoj të rri? Pse të rri?”.
Mevlani tha se po e provokonte Antonelën.





