Sot ka nisur "Përputhen +40", formati i cili do i japë mundësi personave +40 vjeç për të gjetur partnerin. Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra vjen në Për’puthen+ 40 për të gjetur “shpirtin binjak”.

Ai është 44 vjeç, aktualisht jeton në Tiranë ku kujdeset për biznesin e tij.
Muhameti tha se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program, por djali i tij 13-vjeçar ndikoi.

“E bëri një reagim para se të vija këtu. Mendoi se nuk ishte mirë të vija këtu, por pas një bisede dhe me djalin… Djali më dha mbështetjen, pastaj edhe me mamin. Kam diku 8 vite i divorcuar. Mendonte se televizioni mund të ndikonte tek fëmija”.

