Nga Shqipëria / E Diel 7 Mars 2021, 14:02

Pas 3 vitesh duke punuar pa pagesë, Blendi Fevziu tregon rrogën e tij të parë

Blendi Fevziu ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Fit Station”, me Çenkuela Hasën. Ai ka folur për fillimet e karrierës, duke treguar dhe rrogën e parë si gazetar.

Fevziu tha se për 3 vite ka punuar pa pagesë, madje punonte aq shumë sa e zinte gjumi në shtypshkronjë. Ai kishte një pasion dhe dëshirë të madhe për të shkruar.

Gazetari rre?feu se pas 3 vitesh pa pagesë, rroga e tij e parë ka qenë 10 mijë lekë të vjetra.

"Pe?r pagese? nuk be?hej fjale?, rrija deri ne? 4 te? me?ngjesit pe?r te? marre? kopjen e pare? te? gazete?s me vete, flija ne? shtypshkronje?, kam fjetur me nete? te? te?ra ne? shtypshkronje?. Imagjino nje? 21 vjecar qe? harxhon gjithe? darke?n ne? shtypshkronje? qe? ne? ate? kohe? ishin me plumb, ka qene? e tmerrshme, vete?m nga pasioni pe?r te? pare? letre?n me emrin tim.

Rroga e parë si gazetar ka qenë 10 mijë lek të vjetra. Atëhere quhej rrogë shumë e mirë. Por derisa erdha tek rroga, kam punuar 3 vjet pa rrogë fare, vetëm për pasion dhe lutesha që emri im të shënohej tek shkrimi. Për lekët as nuk e mendoja", tregoi Fevziu.