Nga Shqipëria / E Diel 7 Mars 2021, 12:12

Elvisi bëhet xheloz për Atdheun, shihni çfarë i ndalon Sindit

Konkurrentja e “Përputhen”, Sindi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo mori urime të shumta nga miqtë, urimet e të cilëve i shpërndau në Instastory.

Sindi u urua dhe nga konkurrentët e Përputhen, mes të cilëve dhe Atdheu. Mirëpo, ajo nuk e ripostoi urimin e këtij të fundit, duke bërë kuriozë ndjekësit.

“Për të gjithë ju që po më “gjykoni” pse nuk e kam postuar urimin e Atdheut, Atdhe mund të më ndihmosh dhe ta shpjegosh?”, shkroi Sindi në një status.

“Xhelozoi Loco”, i është përgjigjur Atdheu, duke lënë të kuptohet se ia ka ndaluar Elvisi.

Kujtojmë se Elvisi ka deklaruar se është në studio vetëm për Sindin.