Nga Shqipëria / E Diel 7 Mars 2021, 10:10

Meridianit nuk i del e keqja, ironizon keq Tean

Tea dhe Bearti do të jenë këtë të dielë të ftuarit specialë në “Përputhen Prime”. Ditën e djeshme, opinionisti Meridian Ramçaj i thumboi keq në rrjete sociale.

“Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”, shkroi ai në një status në Instastory.

Meridiani nuk e ka lënë me kaq. Mëngjesin e sotëm ai ka bërë një status tjetër, po aq thumbues. Ai ka publikuar një video të Teas, të modifikuar me një çmim Oscar në duar.

“Mos harroni sonte ndarja e çmimeve Oscar. Regjia më e mirë, skenari më i mirë dhe aktorja më e mirë. Sapun të mbarë”, ka shkruar ai me ironi.