Nga Shqipëria / E Diel 7 Mars 2021, 10:10

Shpallet fituesi i ‘Sanremo 2021’, ja në ç’vend u rendit Ermal Meta

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata finale e spektaklit italian "Sanremo". Vendin e parë e fitoi banda e rrokut "Maneskin", e përbërë nga  Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio, me këngën "Zitti e buoni".

Në vendin e dytë u pozicionuan Fedez dhe Francesca Michielin me “Chiamami per nome”. Shqiptari Ermal Meta mori vendin e tretë me këngën: “Un milione di cose da dirti”.

Pas përfundimit të spektaklit, Ermali publikoi një foto në Insragram, duke u shprehur shumë i lumtur. "Faleminderit, e pabesueshme!", shkroi ai.